Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuara, Keir Starmer, në kuadër të samitit të liderëve të Komuniteti Politik Evropian.
Osmani e ka falënderuar kryeministrit britanik për pritjen në pallatin Blenheim.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Pallatin Blenheim, kryeministër”, ka shkruar Osmani në X.
Në këtë samit që është i katërti me radhë, Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.
Thank you for the warm welcome to Blenheim Palace, Prime Minister @Keir_Starmer! 🇽🇰🇬🇧 pic.twitter.com/GGkvzEFRjX
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 18, 2024