Familja Ibishi e teta që merr pronën e uzurpuar në veri të Kosovës

Pronari i tetë me radhë sot ka marr në dorë çelësat e banesës së tij të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut nga qytetar të komunitetit serb. Aksioni i nisur nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave u tha se do të vazhdoj në mënyrë që 27 prona në total të kthehen tek pronarët e tyre legal.

Që nga vitet e 90-ta thotë se nuk iu lejua të hyjë në pronën e tij.

Në afërsi të qendrës së Mitrovicës Veriore pas këtyre viteve iu mundësua të marr në dorë çelësat e banesës së tij që ishte uzurpuar nga qytetarë të komunitetit serb.

Beqir Ibishi është personi i tetë me radhë që po rikthen pronën e tij pas një aksioni të nisur nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronave.

“është mirë që e morra dhe u realizu dëshira apo e drejta e jem qytetare pas sa e sa viteve”, ka thënë Ibishi.

Ibishi thotë që do të filloj investimin në banesën e tij dhe nuk ka plane ta shes.

“Sot i morra çelësat përsëri, do të mundohem me adaptu e me rregullu. Nuk e kam ndërmend me shitë, më vjen shumë keq prej atyre njerëzve që është dashtë me shitë sepse nuk kanë pas vend ku të strehohen”, ka shtuar Ibishi.

Drejtoresha e Agjencisë tha se pos këtyre rasteve planet janë që edhe prona të tjera t’i rikthehen pronarëve të vërtetë.

“Në veri prej fundit të majit kemi dërgu 27 vendime për lirim te pronave, ky është rasti i tetë që në formë vullnetare i lirojnë pronat. Kemi disa kërkesa që kanë bërë për një afat një javor-dy javor, nëse vjen puna deri në fund, ne kemi me u detyru me zbatu mandatin”, ka thënë Afërdita Bekaj-Arifaj.

Gjatë momentit të hyrjes në banesën e tij, pronari dhe zyrtarë të AKKVP-së janë përcjell nga forcat e Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika