Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të premte katër persona në Prishtinë, të njëjtit u kapën gjatë një aksioni kundër “Fajdes”.
Gjatë aksionit, i cili është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit, u sekuestruan armë, para, vetura dhe bimë narkotike
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 19.07.2024 ka realizuar një operacion policor në luftën kundër veprave penale Fajde dhe Detyrim. Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë kryer kontrolle si dhe janë gjetur e sekuestruar prova të ndryshme materiale”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas njoftimit, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Katër të arrestuar për fajde nga aksioni i Prokurorisë në disa lokacione në Prishtinë