KEDS: Nga 1 gushti, taksë prej 17.70 euro për vonesat e pagesës së faturave elektrike

Nga 1 gushti, qytetarët e Kosovës që vonojnë pagesën e faturave jashtë afateve të parapara, do të përballen me një taksë prej 17.70 eurosh

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nga data 1 gusht, do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor.

Siç thuhet në njoftimin e KEDS-it, vonesat për pagesën e faturave jashtë afateve të parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë.

“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Po ashtu, KEDS-i u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i përmbahen afatit ligjor, brenda të cilit detyrohen të paguajnë faturat e tyre që derivojnë nga shpenzimet e energjisë elektrike, që i kanë bërë në periudhën paraprake.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika