Vrasja e Faton Hajrizit, “veprim hakmarrës” i shtetit serb

Avokati Arbër Jashari e ka cilësuar vrasjen e Faton Hajrizit si një "veprim hakmarrës" të Serbisë, duke argumentuar se qëllimi ishte ekzekutimi i Hajrizit. Edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rraham Sylejmani, ka kritikuar veprimin e policisë serbe për vrasjen e Faton Hajrizit, duke thënë se ata përdorën armët vdekjeprurëse menjëherë

Pas rreth 40 orësh në arrati pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri, Faton Hajrizi u vra nga forcat speciale serbe në fshatin Trbushnicë, afër kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Avokati Arbër Jashari ka cilësuar këtë ngjarje si një “veprim hakmarrës” të shtetit serb, duke theksuar se Serbia veproi në “emocione” për shkak të lidhjes së Hajrizit me UÇK-në, vrasjen e një ushtari rus në vitin 1999 dhe për vrasjen e policit serb.

“Mendoj që Serbia nuk ka reaguar si një shtet dhe aq më pak si një shtet demokratik. Ndoshta qëllimi ka qenë që ai të vritet dhe të ekzekutohet. Pasi kanë qenë të motivuar edhe prej shkak të etnisë edhe për shkak të vrasjes së një policisë serbe. Dhe me gjasë në këto emocione, gjë që shtetet nuk duhet me pas emocione kanë vepruar dhe kanë pasur qëllim ta ekzekutojnë”, ka thënë Jashari.

Jashari ka ritheksuar se qëllimi i Serbisë nuk ishte arrestimi, por vrasja e Hajrizit. Sipas tij, nuk ka qenë e vështirë të lokalizohet apo të arrestohet Hajrizi.

Pse po them kështu? Nuk ka qenë e vështirë të lokalizohet e as të mbahet e as të arrestohet duke qenë se ka qenë një person, nuk ka pas as shumë armë të rezistojë. Pastaj puna e ushqimit, plagosja, pagjumësia e krejt këto janë rrethanat të cilat shteti do të kishe interes ta arrestonte apo ta neutralizonte besoj që gradualisht kish me ardhë te arrestimi i tij pa pasoja në policisë e vet. Por si duket janë nis më atë synim dhe kësaj i ka kontribuuar edhe shtetit serb edhe mediat që kanë raportuar pr Faton Hajrizin, lidhjen e tij me UÇK-në, me vrasjen e rusit. Më shumë ka qenë një veprim hakmarrës i shtetit sesa një veprim i bazuar në ligj, i cili do të duhej ta ketë bërë një shtet demokratik”, ka thënë Jashari në “FIVE” të Dukagjinit.

Këtë rast e ka komentuar edhe ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rraham Sylejmani, sipas të cilit, policia serbe menjëherë ka vepruar me armë dhe jo si një polici e një shteti demokratik.

“Policitë demokratike nuk i rreken armës vdekjeprurëse menjëherë edhe në raste të tilla. Kanë mundësi edhe me negociu me të, një lloj komunikimi. Pastaj përmes masave të bllokimit të territorit dhe nëse zgjat shumë orë dhe kësi ka raste ka pasur Policia e Kosovës, zakonisht ka shumë raste të pakta apo asnjë që të veprojë menjëherë me forcën vdekjeprurëse….

E kam parë në foto që ai e ka pasur këmbën  lidhur, ka qenë një indicie që ai ka qenë i plagosur dmth në shkëmbim të zjarrit, plagosja gjakderdhja është rraskapitëse… në atë shkëmbim të zjarrit edhe ai është plagosur, ia ka pamundësuar të lëvizë edhe prej perimetrit ku është vra”, ka thënë Sylejmani në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika