Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të mërkurën e 15 qershorit, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Lajmin e ka bërë të ditur Zelenskyy me anë të një postimi në Facebook.
“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Zelenskyy.
🇺🇦🇦🇱🇲🇪President Zelenskyy: International partners continue to come to Ukraine. And this is an important manifestation of the support of our people. Today, I am meeting with the Prime Minister of Albania, Edi Rama, and the Prime Minister of Montenegro, Dritan Abazović. pic.twitter.com/9u7cYRG2j3
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) June 15, 2022
Sipas agjendës, të tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita e krerëve ballkanikë do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.
Nuk do të mungojë as edhe një intervistë ekskluzive me “NewYork Times”.