Kosova konstruktive e Serbia destruktive; Çfarë komente dërgoi Qeveria në Bruksel për planin e sekuencimit?

Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Bruksel një dokument me komente dhe propozime për planin e sekuencimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Dokumenti shtatë faqesh, i pranuar nga BE-ja, thekson nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe respektimin e të gjitha neneve të saj.

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka dërguar komentet dhe propozimet e saj në Bruksel lidhur me planin e sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Disa nga çështjet e adresuara janë bërë të ditura nga Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Kadiu njoftoi se zyrtarët e BE-së kanë pranuar dokumentin prej shtatë faqesh që përmban komentet dhe propozimet e Qeverisë së Kosovës.

“Ditën e djeshme, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes zëvendëskryeministrit të parë dhe kryenegociatorit të saj në procesin e dialogut, Besnik Bislimi, ka dërguar drejt BE-së komentet rreth draftit të 10-të të planit të sekuencimit të emisarit Lajçak, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues. Këto komente e propozime janë dërguar përmes një dokumenti shtatë faqësh dhe kemi marrë konfirmimin për pranimin e të njëjtit nga ana e Brukselit”, ka thënë Kadiu.

Në komente, Qeveria ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe respektimin e të gjitha neneve të saj, duke përfshirë pranimin e marrëveshjes nga të dyja palët.

Kosova ka shprehur shqetësimin për refuzimet e shpeshta të Serbisë ndaj marrëveshjes dhe ka kërkuar respektimin e parimeve të saj, si ecja paralele në zbatim ku njëra palë bën një hap dhe pala tjetër një hap tjetër.

“Disa prej çështjeve të adresuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes komenteve të dërguara, kanë të bëjnë me zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike, në tërësinë e të gjitha neneve të saj e natyrisht dhe pranimin e marrëveshjes nga palët, patur parasysh refuzimet e shpeshta, edhe publike të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike. Gjithashtu, është shprehur nevoja për mosdevijimin, por respektimin e parimeve të marrëveshjes, e ku një shembull është ajo e ecjes paralele në zbatim, ku njëra palë bën një hap e pala tjetër një hap tjetër”, ka shtuar Kadiu.

Sipas tij, në dokument janë paraqitur edhe argumente që tregojnë se Kosova ka përmbushur një pjesë të obligimeve të saj, ndërsa Serbia ka vazhduar me shkelje të frymës dhe neneve të marrëveshjes.

Në dokument janë ofruar ndër të tjera edhe komente e argumente mbi atë se pala e Kosovës ka përmbushur një pjesë të obligimeve nga ana e saj, teksa kundërpërgjigjja e Serbisë ndaj këtij konstruktiviteti nga ana e jonë, kanë qenë shkeljet e vazhdueshme të frymës dhe neneve të marrëveshjes”, ka treguar këshilltari i Bislimit.

Dërgimi i komenteve për planin e sekuencimit është bërë me kërkesë të emisarit Miroslav Lajçak dhe palët kishin afat që këtë ta bënin deri më 18 korrik.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika