Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vazhdën e këtij samiti, Osmani është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Osmani theksoi se e ka falënderuar homologun e saj bullgar, për mbështetjen e palëkundur të shtetit të tij, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe domosdoshmërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe me anëtarësimin në KiE dhe NATO”, tha Osmani.
Ndryshe, Presidentja Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar