Pikat kufitare me Serbinë më të ngarkuara, mërgimtarët shpërfillin thirrjen e MPJD-së

Pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë vazhdojnë të jenë më të frekuentuara nga mërgimtarët, pavarësisht thirrjes së institucioneve që të shfrytëzohen alternativa tjera. Ata të cilët erdhën në Kosovë këtë të diele pavarësisht që thanë se me shqetësim i kanë ndjekur zhvillimet e fundit, arsyetohen se kjo rrugë është më e shkurtër për ta. Pat nga ata mërgimtarë që kishin respektuar apelin e institucionet e Kosovës

Ilustrim

Thirrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, që të shmanget kalimi nëpër territorin e Serbisë, nga bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje, siç duket ka hasur në vesh të shurdhër.

Pavarësisht zhvillimeve të ditëve të fundit atje, kolona të gjata nga ana e Serbisë për të hyrë në Kosovë, janë parë gjatë së dielës, në pikën kufitare në Merdar. Zyrtarët policor të kësaj pike, thanë se ditëve të fundit është rritur fluksi i qytetarëve, teksa thonë se thirrja e ministrisë nuk ka pasur aspak ndikim.

Qytetarët të cilët erdhën në Kosovë, përmes kësaj pike thanë se nuk patën ndonjë problem dhe se kjo rrugë është më e shkurtër.

“largonu gënjeshtrave largonu mashtrimeve e largonu trillimeve asnjë problem se kam pas as në kufi Hungari Serbi as Serbi Kosovë edhe ku paguhet pagesa asnjë probelm…Jemi kanë të brengosur se na e kemi këtë alternativa më e mire per neve është ka Serbia kemi alternativa të tjera edhe ka Shqiperia Kroacia por është shume rrugë e rëndë”, ka thënë Nezir Ismali – Qytetar.

“Mire kemi kaluar rrugës nuk ka pasur ndonjë problem kolona ka pasur por mire…. Kemi dëgjuar por skemi pasur problem.. Ajo na ka shqetësuar cka ka ndodhe por ështe çka është”, ka theksuar Agim Rexhepi- Qytetar.

Megjithatë, pat nga ata që ngjarjet e fundit që ndodhën në Serbi me vrasjen e një zyrtari policor atje, ku i dyshuar është një kosovar, i kishin shtyrë të mos kalojnë nëpërmjet Serbisë.

“Jetoj në Zvicer qe 34 vjet edhe kam ardhur nga Shqipëria puna e lajmërimit që lajmëruan se nuk është rruga e sigurt me ardh nga Serbia atëherë kemi ardhur andej kemi kaluar pak disa ditë jemi ndal në Ulqin kështu në Shqipëri jem ndalë”, ka deklaruar Ramadan Emini – Qytetar.

Nga Policia e Kosovës, përmes një përgjigjeje me shkrim kanë thënë se pikat kufitare me Serbinë, e ajo në Vërmicë, mbesin pikat më të frekuentuara nga qytetarët, ndërkohë që thonë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për këtë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare ka caktuar personel të mjaftueshëm në të gjitha Pikë Kalimet Kufitare, në veçanti në stacionet policore kufitare ku zakonisht kemi fluks më të lartë të njerëzve e që nder to më kryesoret janë PKK Merdar, PKK Dheu i Bardh, PKK Vermica dhe Aeroporti nderkombetar ,,ADEM JASHARI,,. PK përmes Departamentit të Policisë Kufitare në vazhdimësi do të analizoj situatën në teren dhe do të merr veprime në bazë të situatës duke mos i përjashtuar edhe thirrjet përmes mediave për shfrytëzim të pikëkalimeve alternative nga mërgimtarët. Po bëhën përpjekje maksimale që pritjet të jenë minimale ose sipas standardit, por ne kalimet kufitare nuk përcaktohet e gjitha vetëm nga Polica e Kosovës, por siç edhe e dini kemi edhe palën tjetër qe kryen regjistrim te hyrje/daljeve dhe kryen edhe kontroll të personave dhe automjeteve.“

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, bëri thirrje për shmangie të kalimit në territorin e Serbisë, për shkak të dyshimeve se Faton Hajrizi i arratisur nga burgu në Kosovë e që së fundmi dyshohet se është vrarë, ishte i dyshuar kryesor për vrasjen e një zyrtari policor e plagosjen e një tjetri tri ditë më parë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika