Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale në zgjedhjet e nëntorit.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka shkruar: “I shtrembëri Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer – dhe kurrë nuk do të jetë”.
Trump ka akuzuar Biden-in se ka arritur pozitën e presidentit “me gënjeshtra, dhe duke mos e lënë vendin e tij”.
Ai gjithashtu pretendon se “të gjithë ata që e rrethonin, përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të ishte President dhe nuk ishte”.
Siç raportonn, Reuters, kandidati republikan për president, Trump, ka deklaruar për CNN, se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mundur në zgjedhjet e nëntorit sesa presidenti demokrat Joe Biden, i cili u largua si kandidat i partisë së tij.
Një reporter i CNN-it, ka thënë në platofrmën X se Trump i bëri komentet në rrjet menjëherë pasi Biden ka njoftuar vendimin e tij.
Duke paralajmëruar për “pasojat e presidencës së Biden-it”, Trump shkruan: “Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë dëmin që ai ka bërë shumë shpejt. Bëje Amerikën të madhe sërish!”