Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka deklaruar se është e nderuar që ka marrë miratimin e presidentit Joe Biden si kandidate për presidente, duke theksuar vendosmërinë e saj për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.
“Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi është të fitoj këtë nominim,” ka thënë Harris.
Ajo ka theksuar përkushtimin e saj për të bashkuar Partinë Demokratike dhe kombin, me qëllim të mposhtjes së Donald Trump dhe agjendës së tij ekstreme “Project 2025”.
“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike – dhe për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme “Project 2025”,” ka deklaruar ajo, raporton BBC.
Harris, në mesazhin e saj, bëri thirrje për unitet dhe përpjekje të përbashkëta ndërsa vendi afrohet drejt ditës së zgjedhjeve, e cila është 107 ditë larg.
“Kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku, ne do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, ka thënë ajo.
Trump thotë se Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden