Tetë të lënduar në një aksident mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona, ndërsa në aksident janë përfshirë katër vetura

Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dieles në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka theksuar se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km-40 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira kanë qenë  katër automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare, janë raportuar tetë persona të lënduar”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu, Policia ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik.

“Raste të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. Policia me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndërmarrë masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika