Policia e Kosovës, gjatë hetimeve për shpërthimin e së dielës në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ka bastisur një shtëpi në Zubin Potok, ku siç raportoi më herët Dukagjini ka identifikuar dhe intervistuar një të dyshuar.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se gjatë bastisjes mes të tjerash është gjetur një veturë dhe tri radiolidhje që janë sekuestruar.
“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.
Identifikohet i dyshuari që hodhi eksploviz afër Ujmanit, Policia bastis shtëpinë e tij