Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në kufi.
Në përditësimin e të dhënëve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është bërë e ditur se pritjet në pikëkalimin kufitar Merdarë janë deri në 30 minuta, kurse te Dheu i Bardhë deri në 60 minuta.
Pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë vazhdojnë të jenë më të frekuentuara nga mërgimtarët, pavarësisht thirrjes së institucioneve që të shfrytëzohen alternativa të tjera.
Ata të cilët erdhën në Kosovë këtë të diel, pavarësisht që thanë se me shqetësim i kanë ndjekur zhvillimet e fundit, arsyetohen se kjo rrugë është më e shkurtër për ta. Ka pasur nga ata mërgimtarë që kishin respektuar apelin e institucioneve të Kosovës.
Pikat kufitare me Serbinë më të ngarkuara, mërgimtarët shpërfillin thirrjen e MPJD-së