Demokratët kryesorë mbështesin Harris-in pas largimit të Biden-it nga gara

Një shumicë dërrmuese e drejtuesve të partive shtetërore të Partisë Demokratike kanë votuar për të mbështetur Kamala Harris si zëvendësuese të Joe Biden-it për kandidaturën presidenciale, sipas Shoqatës së Komiteteve Demokratike Shtetërore (ASDC)

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Një “shumicë dërrmuese” e 57 drejtuesve të partive shtetërore të Partisë Demokratike kanë votuar për të mbështetur Kamala Harris si zëvendësuese të Joe Biden-it për kandidaturën, sipas Shoqatës së Komiteteve Demokratike Shtetërore (ASDC).

“Jam krenar që kryetarët e partive shtetërore, nënkryetarët dhe drejtorët ekzekutivë në të gjithë vendin janë duke u bashkuar me shumicë dërrmuese pas zëvendëspresidentes Kamala Harris”, ka thënë kryetari i ASDC-së, Ken Martin, në një deklaratë.

Martin e përshkroi Harrisin si personin më të kualifikuar për të “ndjekur çështjen kundër Donald Trump”, ka raportuar BBC.

Kanë kaluar më pak se 12 orë që kur presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara zgjedhore dhe mbështeti zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, si kandidaten e ardhshme.

Gjatë orëve të fundit, një numër në rritje i demokratëve – përfshirë Gavin Newsom dhe Pete Buttigieg – kanë mbështetur Harrisin.

Megjithatë, asgjë nuk është ende zyrtare dhe sytë janë te Partia Demokratike për të parë çfarë do të vijë më pas.

Kongresmeni Jim Clyburn i Karolinës së Jugut sugjeroi se tre guvernatorë – Andy Beshear i Kentakit, Roy Cooper i Karolinës së Veriut dhe Josh Shapiro i Pensilvanisë – mund të jenë në garë për të qenë nënkryetarë nëse Harris fiton zgjedhjet.

Harris: Do të bashkoj partinë e kombin për të mposhtur Trump-in

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika