Dhjetëra rusëve e bjellorusëve u refuzohen vizat për Olimpiadë

Franca ka refuzuar vizat për rreth 100 gazetarë, terapistë dhe punonjës teknikë nga Rusia dhe Bjellorusia, që kërkuan të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore Paris 2024, për shkak të shqetësimeve për spiunim dhe sulme kibernetike, ndërkohë që ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të garojnë për shkak të mbështetjes së Bjellorusisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës

Franca u refuzoi vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, që kërkuan të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, për shkak të shqetësimeve për spiunim.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën “Le Journal du Dimanche”.

Të refuzuarit për këtë arsye përfshijnë shtetas rusë dhe bjellorusë, tha ai.

Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.

Përndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika