Kurti lavdëron punën e tij në qeverisje: Mbi 12 mijë vende pune për gratë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në tri vitet e fundit, qeveria e tij ka mbështetur mbi 12 mijë vende pune për gratë, duke lavdëruar punën e tij në angazhimin për përmirësimin e barazisë gjinore dhe forcimin e mundësive për gratë në sektorin publik dhe privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të ketë barazi sociale pa barazi gjinore.

Në një postim të fundit në “X”, Kurti ka theksuar përpjekjet e Qeverisë për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat në të dyja sektorët, publik dhe privat.

Sipas Kurtit, 51 për qind e të rinjve të punësuar përmes platformës së sponsorizuar nga qeveria, “SuperPuna”, dhe 55 për qind e përfituesve të programit për punësimin e familjeve janë gra.

“Në tre vitet e fundit, kemi mbështetur mbi 12 mijë vende pune për gra”, ka theksuar ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se janë përdorur masa ndaj bizneseve të grave dhe janë ofruar grante dhe subvencione për programe të efiçiencës së energjisë.

Kurti ka përmendur se më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë e tyre të para bankare dhe mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat për lehoninë.

Po ashtu, ai ka theksuar se janë financuar mbi 4 mijë e 600 bursa për gra dhe vajza në fushat STEM, që tani përbëjnë 50% të studentëve në këto fusha në Universitetin e Prishtinës.

“Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika