Disa të qytetarë me automjete të shtrenjta kanë bërë gara të shpejtësisë në rrugën Bibaj – Babush në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e trafikut.
Policia sipas njoftimit për media, ka identifikuar disa prej tyre, shoferët e të cilëve i ka gjobitur me nga 400 euro dhe ua ka ndaluar patentë-shoferin për 10 muaj.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, ka njoftuar Policia e Kosovës.