Szunyog në takim lamtumirës te Kurti: Kosova t’i përshpejtojë reformat për rrugën drejt BE-së

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takimin lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe rikonfirmoi rolin e BE-së si një partner të pazëvendësueshëm, duke inkurajuar përshpejtimin e reformave për integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Szunyog, i cili ka thënë se në takim e ka falënderuar kryeministrin Kurti për bashkëpunimin.

Po ashtu, ambasadori evropian ka theksuar se gjatë takimit e ka rikonfirmuar rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Szunyog në platformën X.

Mandati i ambasadorit Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika