Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin e ShBA-së, Joe Biden, për kontributet e tij të jashtëzakonshme ndaj Kosovës.
Në një postim në platformën X, Kurti ka theksuar se Biden ka qenë për dekada një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur.
Ai ka thënë se njoftimi për tërheqjen e Biden-it nga gara për zgjedhjet e nëntorit shënon fundin e një epoke.
“Për dekada, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës,” ka shkruar Kurti.
For decades, @POTUS Joe Biden has been one of Kosova’s greatest friends and most tireless advocates. President Biden’s announcement marks the end of an era. The world — and especially Kosova — is a better and safer place due to his remarkable contributions. For that, we will… https://t.co/S4lzmgEhPZ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2024