Krasniqi: Biden ka qenë gjithmonë një shtyllë e fortë e mbështetjes për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë si një aleat të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe zhvillimit

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden për ndihmën e vazhdueshme që ka bërë për Kosovën nga të gjitha pozicionet publike ndër vite.

Krasniqi e ka konsideruar Biden-in si një mbështetës të fortë dhe të rëndësishëm për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë angazhimin e tij si senator, zëvendëspresident dhe president i SHBA-së.

Në postim në Facebook, Krasniqi ka rikujtuar lidhjen e thellë të Biden me Kosovën, përfshirë kontributin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, në ndërtimin e institucioneve të Kosovës pas çlirimit.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje se njoftimi i Biden për tërheqjen nga gara presidenciale përkoqi me 14-vjetorin e vizitës së delegacionit kosovar në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili u nderua nga Biden si “George Washingtoni i Kosovës”.

Krasniqi ka theksuar se Kosova është me fat që ka pasur një mbështetës kaq të rëndësishëm dhe vokal si Biden.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika