Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin e saj me vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga autoritetet serbe për qytetarët serbë të Kosovës.
Në një reagim zyrtar dërguar Dukagjinit, Qeveria ka theksuar se ky vendim minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta, do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona”, thuhet në reagim.
Qeveria e Kosovës ka theksuar se të gjithë qytetarët e saj, përfshirë edhe ata të komunitetit serb, kanë të drejtën e plotë të përfitojnë nga lëvizja e lirë pa viza përmes pasaportës së Republikës së Kosovës.
“Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin, thuhet tuje në deklaratë.
Qeveria gjithashtu e ka konsideruar të ngutshëm marrjen e këtij vendimi pa vërtetuar faktet në terren dhe pa konsultuar institucionet kosovare.
“E pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet që munden dhe do të përcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë”, thuhet tutje nga ana e tyre.
Sipas Qeverisë, ky vendim dëmton përpjekjet e Kosovës për integrimin e komunitetit serb.
Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë