Elon Musk, drejtori i kompanisë Tesla, mendon për krijimin e një platforme për media sociale që i jep prioritet lirisë së shprehjes.
Musk është përdorues aktiv i Twitter, por gjatë kohës së fundit po e kritikon atë, duke thënë se po e zvogëlon demokracinë pa iu përmbajtur parimit të lirisë së fjalës.
Nëse Musk vendos të krijojë një platformë të re, do t’u bashkohet rritjeve të mëdha të teknologjisë.
Në një postim në Twitter Elon Musk ka pyetur përdoruesit, nëse besojnë në Twitter, 70% prej tyre kanë thënë “jo”.
“Pasojat e kësaj ankete do të jenë të rëndësishme. Ju lusim që me kujdes të votoni”, ka thënë Musk.
The consequences of this poll will be important. Please vote carefully.
— Elon Musk (@elonmusk) March 25, 2022
Elon Musk është një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm në botë, pasuria e tij neto është 267.3 miliardë dollarë.