Biden: Pritet të dhurohen një miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Administrata Biden pritet të dhurojë edhe një miliard dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti Joe Biden

Administrata Biden pritet të njoftojë të mërkurën një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sipas një zyrtari amerikan, raporton CNN.

Paketa pritet të përfshijë dërgesa shtesë të municioneve dhe sistemeve të mbrojtjes bregdetare.

Duke folur në Bruksel, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja dhe Ukraina “po punojmë për të përmbushur kërkesat e Ukrainës për aftësi të reja, veçanërisht nevojën e saj për raketa me rreze të gjatë, forca të blinduara dhe mbrojtje bregdetare”.

ilustrim

Paketa e fundit e armëve vjen gjersa ushtria e Ukrainës po djeg municionet e saj të epokës sovjetike. Ndërsa zyrtarët ukrainas i janë lutur Perëndimit të dërgojë armatim të rëndë shtesë përderisa lufta me Rusinë po vazhdon.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore dhe ushtarake besojnë se lufta është në një fazë kritike që mund të përcaktojë rezultatin afatgjatë të konfliktit, ndërsa Rusia ka grumbulluar një avantazh të rëndësishëm artilerie rreth dy qyteteve kryesore në Ukrainën lindore.

Presidenti Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, kanë pasur një bisedë telefonike të mërkurën, përpara një njoftimi për një miliard dollarë ndihmë për sigurinë dhe gjithashtu edhe për ndihmat tjera humanitare për Ukrainën.

Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky

Biden ka informuar homologun e tij ukrainas se “po ofrojnë një tjetër miliard dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave që ukrainasve u duhen për të mbështetur operacionet e tyre mbrojtëse në Donbas”.

“Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Sekretarit Austin në Bruksel sot, për të koordinuar mbështetjen shtesë ndërkombëtare për forcat e armatosura të Ukrainës” tha Presidenti amerikan Joe Biden.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika