Haradinaj për Haxhiun: Gabim me pozicionin e saj për rastin e Faton Hajrizit

Ramush Haradinaj, Debat Plus

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj tha se është gabim që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të merret me rastin e Faton Hajrizit.

Haradinaj deklaroi se dorëheqja e Haxhiut nuk është që e pret, por së paku një kërkim-falje do të mjaftonte tek populli për çasjen e saj ndaj rastit të Hajrizit.

“ Tani, sa I përket deklarimeve të Haxhiut është gabim me marrjen e rastit të Faton Hajrizit.  Kjo i bie që ata që janë me UÇK dhe të lidhur me të, nuk shkon përmbajtja. Materia nuk është ashtu. Serbia ka ndikim që Faton Hajrizi të dale në Serbi. Ka materie të gabuar. Është dashtë me u mbrojtë Kosova, mos me u fajësu për veprën e Faton Hajrizit. Haxhiu ka mundur të thotë se ne kemi dështuar të kryejmë ne detyrat tona në territorin tone. Shihet se çfarë sjellje ka Serbia”, deklaroi Haradinaj në “Debat Plus”.

“Çështja e dorëheqjes nuk është kriter për Qeverinë Kurti, pasi që nuk ka ndodhur asnjëherë. Por duhet të ketë një pranim faji dhe një gjest I logjikshëm, një kërkim falje. Serbia do ta përdorë këtë rast. Serbia ka mbetur e pandëshkuar pas sulmit të Banjskës”, vijoi ai.

Haradinaj theksoi se pas rastit të Banjskës, Kosova është ajo që po i mbartë pasojat me sanksionimet që po i bëhen vazhdimisht.

“Kosova është e sanksionua, I mungojnë 900 mln të dedikuara nga Buxheti I BE-së për 6-shen e Ballkanit. Serbia ka filluar të i thith ato. Ne po vazhdojmë me mbet në pozicionin e atyre që ka diskurs të tensioneve, incidenteve dhe të shqetësimeve të sigurisë. Është një sulm direct në investimet e huaja direkte e që u paraqit edhe në raportin e DASH-it. Një dialog i varfër publiko-privat I ka penguar investimet e huaja direkte”, shtoi Haradinaj.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika