Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar një 50-vjeçar me inicialet N.G., nga fshati Duhel, për armëmbajtje pa leje dhe për një rast të dhunës në familje.
Gjatë kontrolleve, policia ka konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike, një pistoletë, dhjetë fishekë të kalibrit 7.62, tre fishekë të kalibrit 7.65, dhe një karikator të pistoletës.
Sipas njoftimit të policisë, N.G. është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe do t’i ngrihen akuzat për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.