Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Koliq të Prishtinës, pasi i janë gjetur në shtëpi armë dhe municione.
Në njoftim thuhet se personi dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Në komunikatë për medie thuhet se Policia e Kosovës e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka sekuestruar si vijon:
- “Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm,
- Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm
- Tetë karikatorë,
- 61 fishekë kalibër 62
- Dy armë gjuetie, kal: 12 GA
- Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe
- 303 fishekë kalibrash të ndryshëm”.
Policia është duke e hetuar rastin.