Bashkimi Evropian (BE) ka ritheksuar se vendimi për hapjen e urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
“Punimet për rivitalizimin e urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj në Mitrovicë kanë përfunduar teknikisht. Rihapja e urës është çështje dialogu dhe çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në dialog”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
Stano ka theksuar se “diskutimet janë duke vazhduar dhe BE-ja është duke u koordinuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë”.
BE-ja ka bërë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara derisa ka theksuar se marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen.
“BE-ja u kërkon të gjitha palëve të interesit të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Të gjitha marrëveshjet e Dialogut, duke përfshirë edhe Urën, duhet të zbatohen plotësisht”, tha Stano.