Kurti kritikon BE-në për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serbë të Kosovës, duke theksuar se shteti i Kosovës nuk ka mundësi të mëdha ndikojë në vendimet e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Po ashtu, Kurti ka shtuar se “ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit”.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, ka thënë Kurti para medieve gjatë përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

Gjithashtu, edhe reagimet e Presidencës së Kosovës e kanë vlerësuar si sabotim të procesit të integrimit të komunitetit serb në Kosovë, e në veçanti në një periudhë kur një numër i madh i qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë po pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e morën vendimin e lartpërmendur më 22 korrik.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi ditën e 20-të pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

“Shkelje e sovranitetit”, Qeveria: BE-ja hoqi vizat për serbët me pasaporta të Serbisë pa konsultim me ne

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika