Smakiqi për dosjen e Hajrizit: Të zbulohen arsyet e refuzimit të lirimit me kusht dhe rekomandimet e ekspertëve

Avokati Xhevdet Smakiqi është shprehur i “zhgënjyer” nga Institucionet e vendit dhe personat përgjegjës për rastin e Faton Hajrizit, i cili me 19 korrik mbeti i vrarë nga Policia serbe në afërsi të Lloznicës në Serbi. Hajrizi dyshohet se ka vrarë një polic dhe një tjetër ka plagosur me 17 korrik. Hajrizi ka qenë i arratisur nga Burgu i Smrekronicës që nga data 6 korrik.

Smakiqi për dosjen kriminale të Faton Hajrizit nga institucionet kompetente u shpreh se duhet të bëhet publike, qoftë arsyet e refuzimit të lirimit me kusht apo edhe rekomandimet që i kanë deklaruar, qoftë psikologu i rastit të tij apo edhe ekspertët e tjerë.

Teksa ka shtuar se në qoftë se shkeljet disiplinore që Hajrizi i ka pasur, a kanë ndikuar që të refuzohet lirimi i tij me kusht nga Qendra e Burgimit.

“Për dosjen e tij duhet të ketë një psikolog, ekspert i Qendrës Korrektuese, duhet të ketë një arsyetim i vendimit për refuzimit për lirimin me kusht dhe cilat kanë qenë ato arsyeje përfundimtare apo fakte vendimtare që nuk iu kanë aprovuar e drejta për të shkuar në lirimin me kusht. Dhe cilat kanë qenë rekomandimet qoftë të psikologes për personalitetit të tij apo edhe ekspertëve të tjerë. Theksoi se Valdete Daka si kryesuese e panelit për lirimin me kusht, që Faton Hajrizi ka pasur 15 shkelje disiplinore. A kanë qenë vendimtare shkeljet disiplinore që të refuzohet lirimi me kusht”, vijoi Smakiqi.

Avokati ka theksuar se për vrasjen e Faton Hajrizit dhe debatet që po zhvillohen në mediet e vendit janë duke i “lënduar” familjen e tij. Smakiqi theksoi se viktima e krejt kësaj ngjarjeje është familja e Hajrizit.

Smakiqi tha se dorëheqja duhet të bëhet me ligj e detyrueshme, pasi dështimi i personave kompetent me rastin Hajrizit theksoi se “kemi arritur në një pikë pa moral”.

“Ky është dështim total dhe fatal për Fatonin dhe krejt shtetit tonë, fajtor janë përgjegjës nga ministria, shërbimi korrektues, psikologu, etj; duhet dorëheqja si akt moral. Ne kemi arritur në një pikë pa moral dhe dorëheqjen duhet të bëjmë akt të detyrueshëm dhe ligj në të ardhmen”, vijoi ai.

Ai shtoi se pas rastit të Hajrizit kjo shihet si dështim i krejt strukturës shtetërore dhe arratisja e tij shihet si interes nga ana e Serbisë.

“Si dështim i shtetit, strukturës shtetërore që përfshihet Shërbimi Korrektues i Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Kemi vuajtur pasojat. Duke dështuar Shërbimi Korrektues, edhe paneli për lirimin me kusht. E vetmja viktimë mbetet familja e Faton Hajrizit, përkundër se një qytetar i Kosovës, edhe pse ka qenë i arratisur, recidivist, lirimin me kusht ai ka arritur të largohet nga Kosova dhe të shkojë të kryejë edhe një vepër tjetër penale, në llogari të interesave të Serbisë.

Smakiqi deklarimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, se “arratisjet i organizon Serbia” e quan si “skandaloze”, teksa ka vijuar se Haxhiu duhet të japë dorëheqje. Nëse s’ka dorëheqje, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njeri kompetent që duhet të e shkarkojë nga detyra pas një skandali të tillë.

“Besimi I qytetarëve tek institucionet ka rënë” tha Smakiqi.

“Faton Hajrizi me veprën që e bëri doli të jetë si hero, në kuptimin politik e juridik ai nuk është I tillë. Nuk është dashur të përfundojë në mënyrën fatale me shkak se Serbia pati sukses të likfidoi e Kosova dështoi të riarrestoj”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika