LDK: RTK-ja është shndërruar në vegël të interesit të VV-së

LDK-ja ka deklaruar se do të përdorin metodat që kanë, për të dëshmuar kapjen e televizionit publik nga pushteti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës është dorëzuar tërësisht, pasi sipas tyre, është shndërruar në vegël të interesit ordiner të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky reagim nga ana e kësaj partie vjen pas publikimit të artikullit të mediumit boshnjak “Slobodna Bosna”, i cili pastaj është publikuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku dy media online akuzohen se janë nën “kontroll” të Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar se RTK-ja është dorëzuar tërësisht.

“RTK jashtë çdo morali e etike godet mediat e Kosovës, iu bën gjygjin publik dhe i dënon me epitetin e tradhëtarit e shërbëtorit të interesave të huaja”, thuhet nga ana e LDK-së.

Po ashtu, nga ana e LDK-së thuhet se kjo parti e ka dëshmuar tash e dy vjet – nëpërmjet bojkotit të plotë – se “ky medium i thirrur për të përfaqësuar interesin publik dhe promovuar liritë, është shnërruar fatkeqësisht në Bastillen e fjalës së lirë”.

Sipas tyre, tani në RTK shtypet e vërteta dhe konstruohet propaganda, dhe se reagimet e koordinuara me zyrat partiake e pushtetare, të shfaqura qartazi tashmë, “dëshmojnë kapjen e thellë të mediumit publik”.

“Dhe ky është vetëm fillimi sepse kur sulmohen mediat është shenjë se shpifjet, frikësimet do bëhen edhe më të shpeshta e të dukshme edhe ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Prandaj reagimi ynë i përbashkët është domosdoshmëri!”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK-ja ka njoftuar se do të shfrytëzojë mekanizmat parlamentarë, “për të vënë në dritë kapjen dhe për t’i mbajtur përgjegjës kapësit dhe shërbëtorët e propagandës”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika