Dy redaktorë në RTK distancohen nga artikulli i publikuar kundër medieve

Njëri nga redaktorët në Radiotelevizionin e Kosovës, Enver Bajrami, është distancuar nga publikimi i artikullit të mediumit boshnjak “Slobodna Bosna”, ku dy media online akuzohen se janë nën “kontroll” të Serbisë.

Bajrami në një reagim të publikuar në rrjete sociale, ka thënë se kundërshton çdo gjë joprofesionale.

Ai ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar mbrëmjen e së hënës.

“Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale.Andaj, pa qenë fare përgjegjës për situatën e fundit të krijuar, ndjej keqardhje për situatën e krijuar mbrëmë dhe krejt çka mund të bëjë, është të vazhdoj të punoj me profesionalizëm brenda përgjegjësive të mija! Unë distancohem me keqardhje.” – ka shkruar ai në një storie të publikuar në rrjetin social, Instagram.

Gjithashtu, edhe redaktorja në këtë televizion Blerat Foniqi – Kabashi është distancuar nga publikimi i këtij artikulli në portalin e këtij mediumi.

Reagimi i publikuar nga redaktori në Radiotelevizionin e Kosovës, Enver Bajrami.

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika