Haxhiu i bën një shpjegim të çuditshëm arratisjes së Faton Hajrizit  

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka lidhur arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës me zhvillimet e fundit në Serbi, përfshirë një marrëveshje për shfrytëzimin e litiumit. Ajo deklaroi se shteti serb ka përdorur këtë rast për të shmangur protestat kundër kësaj marrëveshjeje, duke theksuar se vrasja e një polici serb nga Hajrizi është përdorur për të devijuar vëmendjen nga situata.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një shpjegim të çuditshmen mbi arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në Serbi.

Në një deklaratë për media, Haxhiu theksoi se arratisjet dhe ikjet nga drejtësia kosovare kanë një lidhje me situatat në Serbi, duke përfshirë edhe rastin e Faton Hajrizit.

Haxhiu e lidh vrasjen e policit serb nga Hajrizi në Lloznicë me minierat e litiumit.

“Pas ikjes së Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ne kemi pasur takime me institucione të sigurisë dhe inteligjencës, në këto takime kemi diktuar të gjitha ikjet, arratisjet e fundit që kanë ndodhur për një kohë të shkurtë. Dhe ne këtë rast kemi përmendur edhe rastin e Faton Hajrizit dhe këto ndërlidhen edhe me shumë zhvillime të tjera në Serbi. Sepse supozohet se vendi ku ka ndodhur vrasja e policit është rreth 9 kilometra aty ku planifikohet të ndërtohen minierat e litiumit”, ka thënë Haxhiu.

Sipas ministres Haxhiu, shteti serb ka shfrytëzuar këtë rast për të parandaluar reagimet dhe protestat kundër marrëveshjes për litiumin.

“Prandaj ka pasur një përpjekje të Serbisë sa më pak zëra sa më pak kundërshtime, sa ma pak reziston të këtyre kontratave. Dhe duket që apo është diskutuar që tendenca e Serbisë është që ta heqë vëmendjen nga ajo situatë dhe ndërlidh me vrasjen e policit, me incidentin që ka ndodhur në Llozincë. Dhe siç e dini, ajo zonë është rrethuar dhe si rezultat nuk ka pasur as reagime qytetare, siç ka pasur në plan”, ka shtuar Haxhiu, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale.

Haxhiu pasditen e së hënës është intervistuar nga prokuroria edhe mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika