Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) në lidhje me disa deklarata të saj të fundit. Avokati i saj, Tomë Gashi, ka komentuar këtë çështje në “FIVE” të Dukagjinit, duke kritikuar veprimet e Prokurorisë Speciale dhe duke mbrojtur deklaratat e ministres si të natyrës politike.
Gashi theksoi se Prokuroria Speciale ka një prirje të veçantë për t’u marrë me Haxhiun dhe se deklaratat e saj nuk duhej të ishin objekt hetimi.
“Prokuroria Speciale po kanë qejf me u marrë me Albulenën. Dhe kjo nuk është deklarata e fundit e as e para, besoj që kanë me marrë prapë në pyetje, sa herë të shkruan Albulena. Por në primën e saj, në punën që bën, ajo e bën më së miri, ajo e bën punë më të mirë të mundshme. Dhe deklarimet janë krejtësisht të karakterit politik. Në rastin e fundit të publikimit të shtunë e kallura, thjesht iu është përgjigjur deklaratës skandaloze të ish-zëdhënësit të Milloshviqit dhe kryetarin të Millosheviqit dhe tani është ministër i Brendshëm. Deklarimet politike nuk besoj që mund të shndërrohen në interesin primar të Prokurorisë Speciale, por ata i dinë punët e veta”, ka thënë Gashi.