AUV refuzon importimin e një ngarkese prej 26 tonë mish të shkrirë nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) refuzoi importimin e një ngarkese prej 26 tonë mish gjedhi të shkrirë nga Brazili në portin e Durrësit, pasi produkti nuk ishte ruajtur në temperaturën e duhur

Gjatë së martës, inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar një ngarkesë prej 26,022 kilogramë mish gjedhi të shkrirë në pikën kufitare të kontrollit në Portin e Durrësit. Inspektimi zbuloi se produkti nuk i plotësonte kriteret ligjore të sigurisë, pasi nuk ishte ruajtur në temperaturën e duhur prej nën -18 gradë Celsius.

Gjatë kontrollit, inspektorët konstatuan se pajisjet matëse të mjetit transportues tregonin se mishi nuk ishte mbajtur në përputhje me normat ligjore të temperaturave për produkte të ngrira. Përveç kësaj, vëzhgimi vizual zbuloi rrjedhje nga ngarkesa, që u shkaktua nga mosfunksionimi i pajisjes ftohëse.

“Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në pikën kufitare të kontrollit ‘Porti i Durrësit’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë. Për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë së produktit. Inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit. Sipas certifikatës së ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu, në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mosfunksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftim.

Ngarkesa është aktualisht e bllokuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. Produkti do të kthehet në vendin e origjinës ose do të asgjësohet nën mbikëqyrje nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim.

“Ngarkesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto. E transportuar me anije, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë që ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi. Gjatë gjithë kohës, AUV në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë që secila ngarkesë, qe ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje, të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta.

Pa marrë parasysh stinën, vendin e hyrjes se ngarkesave. Të gjitha kontrollohen me përkushtim maksimal. Gjithmonë duke përmbushur të detyrat në ruajtje të shëndetit publik. Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika