Haxhiu thotë se prokuroria po e pengon në punë, ua çon hetuesve shkrimin e RTK-së

Kritika të ashpra ka drejtuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ndaj Prokurorisë Speciale pasi është intervistuar nga hetuesit, për deklaratën e dhënë në Debat Plus, për gjyqtarët e prokurorët e për statusin pas rastit të Faton Hajrizit. Ajo tha se dikujt është duke i penguar puna e qeverisë drejt reformës në drejtësi, derisa tha se i ka ofruar Prokurorisë artikullin e publikuar në RTK, për financimin e mediave kosovare nga Serbia.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Pasditen e martës ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka kaluar në departamentin e hetimeve në polici.

Për të dytën ditë radhazi, ajo ka vazhduar të intervistohet nga hetuesit, të cilët kanë qenë të autorizuar nga prokurori special për dy deklarata të saj, njërën në Debat Plus e tha se u ofroi edhe emra të përveçëm hetuesve.

Por, intervistimin në cilësinë e dëshmitares, Haxhiu e quajti të pakuptimtë e tendencë për të penguar reformat në drejtësi.

“Ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën, por që e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon. Siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizuar policinë për të më kërkuar intervistim… Prokuroria Speciale më shumë rri në profilet e Haxhiut në rrjetet sociale sesa që merret me punët dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka thënë Haxhiu.

Në lidhje me statusin e saj në Facebook, pas rastit të Faton Hajrizit, ku kishte thënë se arratisjet e fundit janë organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të Serbisë, Haxhiu tha se është keqinterpretuar reagimi i saj dhe se të njëjtin ajo e kishte bazuar në takimet që kishte me zyrtarë të institucioneve të sigurisë.

“Kjo nuk qëndron është shpije, është thashetheme këtë e ka thënë PDK-ja dhe ca anlistë në studio televizive unë skam thënë që asnjëherë që Serbia ka ndikim në burgjet e Kosovës, e ka thënë PDK-ja në konferenca për media dha ca analistë që qëllimshëm kanë keqinformuar opinion në lidhje me reagimin tim”, ka shtuar Haxhiu.

Megjithëse u ftua aty për dy çështje tjera, ministrja Haxhiu në këtë intervistim u çoi hetuesve lajmin e publikuar dje në RTK, i marr nga një media në Bosnje që flet për financimin e mediave kosovare të financuara nga Serbia sepse sipas saj ky do të duhej të ishte fokus i hetimit të organeve të shtetit.

“Kam ofruar edhe këtë lajm që është publikuar nga RTK live, dhe është e rëndësishme që të dimë e kush financohet nga Serbia, po them se nuk është në përgjegjësinë time se kush e ka përgatitur hulumtimin po them që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ta dhe u përket institucioneve që të hulumtojnë këtë rast”, theksuar Haxhiu.

Haxhiu ka qenë e shoqëruar nga avokati Tomë Gashi e nga mbrotja e afërt, meqë siç ka thënë ajo pas deklarimit të saj për rastin e Faton Hajrizit ka pranuar kërcënime të shumta.

Intervistimi i ministres së Drejtësisë nisi ditën e hënë, derisa është nisur me autorizim të prokurorisë speciale, pas deklarimeve në Debat Plus se prokurorë e gjyqtarë kanë kërkuar takim me të për raste të caktuara, e pas statusit të saj ku kishte thënë se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë të nxitura nga Serbia.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika