Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në koordinim me policinë janë duke realizuar një aksion ku janë kryer bastisje në disa lokacione.
Ky aksion i përbashkët i policisë e prokurorisë po realizohet mbi dyshimin për mashtrim, duke mos dhënë detaje për lokacionet se ku po kryhen bastisjet.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’ rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.