Qeveria miraton ndryshimin e projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Qeveria ka dhënë dritën jeshile për ndryshimin e projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] në operacione të ndryshme jashtë territorit të Kosovës.

E kryeministri i vendit, Albin Kurti, për këtë ndryshim-plotësim të projektligjit deklaroi se
bën rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.

“Ky projektligj bën rregullimin e procedurave e dërgimit të FSK-së jashtë vendit, si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se, sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryejë operacione ndërkombëtare.

“Duke marrë për bazë aksionin aktual të FSK-së që është e gatshme që të merr pjesë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i zhvillimit të FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshime që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, ka thënë Maqedonci.

Emërohet bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës

Ndryshe, Qeveria e Kosovës emëroi edhe bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Kryesues emërohet Petrit Nahi, anëtarë, Rrezarta Pllana, Sanije Thaçi dhe Lindita Toçi”, tha kryeministri Albin Kurti.

Krahas këtyre, qeveria i dha dritën e gjelbër edhe disa vendimeve për shpronësim të pronave.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar projektligjin për banim social dhe të përballueshëm. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet në gjendje jo të mirë ekonomike, të papunët dhe të pastrehët.

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Të emëruarit janë Afrim Konjufca – kryesues, Emina Telaku – anëtare, Valbona Thaçi- anëtare dhe Petrit Pantina -anëtar.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika