Abdixhiku kritikon Qeverinë: Të kalosh një mandat të plotë duke përçarë kur ke aq shumë punë e nevojë është marrëzi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke iu referuar Qeverisë Kurti, ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.

Abdixhiku, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

“Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!”, shkruan Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së tutje thotë se Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë.

“Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.

Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, shkruan ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika