Eksperti i komunikacionit tregon se cilat janë pasojat e marrjes së patent shoferit me pagesë

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka treguar se cilat janë disa nga pasojat që ndikojnë në komunikacionin rrugor nga marrja e patentë shoferit me pagesë.

Ahmeti në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit ka listuar disa faktor që ndikimi i tyre ka afat të gjatë kohor dhe që është në dëm të shoferëve dhe në kundërshtim me ligjet e vendit dhe rregullat e komunikacionit.

Disa prej faktorëve në të metat e marrjes së patent shoferët me pagesë [ “me dallavere”] sipas Ahmetit janë: përkeqësimi i sigurisë rrugore që nënkupton se shoferët e tillë nuk kanë njohuri për rregullat e komunikacionit, aftësitë për ngasje pasi që nuk i njohin shenjat e trafikut në komunikacion në shikim të parë, pika tjetër e mangësisë është edhe ‘korrupsioni dhe etika”, “ndikimi i ulët i edukimit për shoferë”, “ndikim ekonomik” apo edhe “dëmi i shkaktuar tek shoqëria” etj.

Sipas Ahmetit faktori negativ që ka vlerësuar si dëm është ndikimi i ulët i edukimit të shoferëve i cili “rrezikon” jetën dhe pronën dikujt.

  1. “Përkeqësimi i sigurisë rrugore; nuk dijnë rregullat e komunikacionit, aftësitë për ngasje, nuk I njohin shenjat në komunikacion në shikim të pare
  2. Korrupsioni dhe etika: Inkurajon personat e tjerë që të bëhen ekzaminerë, garojnë sepse ka benifite. Dobëson sistemin e drejtësisë, dëmton besueshmërinë e qytetarëve në institucione
  3. Ndikimi i ulët i edukimit të shoferëve: Sfidat e shoferëve për ngasje, rreziku për jetën dhe pronën
  4.  Ndikimi ekonomik: Çka ndikon ekonomikisht, sepse një person mundet me u paaftësu për punë, një ekspert të mire, kujdestare…
  5. Dëmi për shoqërinë: Përkeqësimi i sigurisë rrugore ndikon negativisht në etikën shoqërore, ka pasoja të gjata sociale, ekonomike dhe zgjasin për kohë të gjatë. Dhe trombohet në katër anët sepse Kosovës nuk I nevojiten rregullat për sigurinë rrugore”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se kjo puna e marrjes së patentë shoferit me pagesë është “trashëgimi” e sistemit jugosllavë dhe se rrënjët janë të thella dhe nuk e përfshinë vetëm këtë fushë por edhe sistemin e arsimit etj.

Ahmeti potencoi se përparësi nuk ka në marrjen “me dallavere” të patentë shoferit me pagesë.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika