Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, në dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, të pandehurit E.K dhe M.V, dyshohen për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me nenin 390, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“Vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 euro, për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëjë konfiskimin e saj”, thuhet në njoftim.
Ky rast ka qenë i shënjestruar dhe i emërtuar “ZHURI”.