Dy javë pas arratisjes nga Dubrava, policia shpall në kërkim Ujkan Metajn

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis më 12 korrik nga Burgu i Dubravës, ku vuante një dënim prej 11 vjetësh

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis para rreth dy javësh nga Burgu i Dubravës.

Metaj, që vuante një dënim prej 11 vjetësh, arriti të arratiset më 12 korrik të këtij viti.

Policia ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët për të gjetur vendndodhjen e tij.

“Ujkan (Rexhep) METAJ i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt-Istog. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Arratisja e personit tё privuar nga liria’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Metaj është një emër i njohur nga rasti i grabitjes në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika