Suspendohet zyrtari i ShKK-së që u arrestua për mashtrim me bitcoin

Prokuroria dhe policia në Prishtinë kanë arrestuar pesë persona, përfshirë një zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nën akuzën për mashtrim dhe zyrtari është suspenduar nga detyra, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e tij në mashtrim për përfitim të kundërligjshëm pasuror

Foto ilustruese

Prokuroria në koordinim me policinë, këtë të mërkurë ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues me inicialet L.B, për shkak të dyshimeve se në bashkëkryerje me disa persona të tjerë janë përfshirë në mashtrim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton publikun dhe mediat se ka marrë vendimi për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë. Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit, B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B. dyshohen se nga janari deri në prill të vitit 2024, në bashkëkryerje, kanë vënë në lajthitje palë të dëmtuar, duke i mashtruar se do t’u shesin “bitcoina” dhe kanë fituar shumta të konsiderueshme parash.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë të dyshuar, por që nuk janë gjetur në lokacionet e bastisura.

Pas bastisjeve në disa lokacione arrestohen 5 persona, dyshohen për mashtrim

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika