Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident i rëndë në autostradën "Arbën Xhaferi" në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj ka lënë një viktimë dhe katër të lënduar

Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” në kilometrin e 15-të të segmentit Lipjan – Ferizaj, duke rezultuar në një viktimë dhe katër të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, bëri të ditur për Dukagjinin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, dhe vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Në aksident ishin të përfshira dy automjete transportuese (Kombi), njëri në lëvizje dhe tjetri i ndalur në shiritin emergjent.

“Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë përshirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndërsa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë transportuar ne QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Ekipet relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit, përfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, ka njoftuar Hoxha.

Ai apeloi për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, duke theksuar se humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të automjeteve është bërë gjithnjë e më shqetësuese.

“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnjë e më shqetësuese, andaj kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe të respektojnë rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë është domosdoshmëri për një siguri më të madhe rrugore.

Megjithatë, Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë në vazhdimësi masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në rrugë”, ka shtuar ai.

Lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjalë, me urdhër të prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika