Avokati Selimaj: Vendimi për ta dërguar Faton Hajrizin në Smrekonicë është i paarsyeshëm

Vendimi për ta dërguar Faton Hajrizin në një burg të hapur ishte krejtësisht i gabuar dhe i paarsyeshëm, kështu ka vlerësuar avokati Meshari Slimaj.

Sipas tij, në asnjë formë nuk është dashur të lejohet që një person si Hajrizi, tashmë i ndjerë, të lejohet të shkohet në burgun e Smrekonicës.

Ai ka shtuar se rrethanat që një person është arratisur një herë apo dy herë duhet të krijojnë bindjen se mund të arratiset përsëri.

“Kur kemi të bëjmë me një person që është arratisur mbi tetë herë, dhe të mendohet se ai duhet të shkohet në burg të tipit të hapur, atëherë ky është vendimi më i gabueshëm, më i pamatur, më i paarsyeshëm, më të gjitha epitetet negative që mund t’i thotë një gojë”, ka deklaruar Selimaj në emisionin “FIVE”.

Selimaj gjithashtu ka theksuar përgjegjësinë ligjore dhe morale të shtetit të Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj, përfshirë ata që janë në konflikt me ligjin.

“E ka për detyrë, e ka për obligim ligjor, në asnjë mënyrë ndaj asnjë qytetari nuk lejohet neglizhenca. Ne të gjithë jemi qytetarë të Kosovës, mund të biem edhe ndesh me ligjin, mund të përgjigjemi para ligjit, është detyrë e tyre që të kujdesen edhe për Faton Hajrizin”, ka thënë ai.

Selimaj ka theksuar se e drejta ndërkombëtare i parasheh rrethanat e tilla kur kemi të bëjmë me humbjen e jetës së dikujt në një shtet tjetër, dhe se është e drejtë që trupi i tij të pushojë në vendin e tij.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika