Mehmetaj i ashpër me VV-në, thotë se në të ardhmen mund të vritet ndonjë gazetar

Vetëvendosja dhe kryeministri Albin Kurti e kanë për qëllim shkatërrimin e shtetit, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj.

“Për njerëz si unë që e kanë të qartë që VV dhe Kurti, qëllim final e ka shkatërrimin e shtetit dhe shoqërisë, nuk është befasi, i di fazat finale të këtyre regjimeve. Më kënaq kjo situatë, sa më jo të sofistikum që janë, ngjallet reagimi, kur e bëjnë me metoda të sofistikume e më pak e kuptojnë çka është tendenca finale”, tha ai në “Debat Plus”.

Mehmetaj shkoi edhe më tej, duke thënë se në të ardhmen pashmangshëm do të arrestohet ndonjë gazetar me urdhër të VV-së.

Po ashtu, sipas tij, mund të ketë edhe vrasje të gazetarëve.

“Me këtë pushtet është ja vdekje, ja liri. Nuk befasona nëse nesër e arrestojnë ndonjë gazetar, ka me ndodhë. As nuk befasona nëse nesër e vrasin, me metoda të kriminelëve. Dikuj mund të ju doket ekzagjerim. Njëjtë ju kish dok ekzagjerim nëse do ju thoja se do del audioincizimi mes Kusari-Lilës, duke komuniku me Radoiçiqin duke u bashkërendu për veteranët. Do ju dukej ekzagjerim nëse do thoja që ambasadori i Kurtit kanë me i dalë pagesa milionëshe në Serbi”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika