Kuvendi i Kosovës sot do t’i hapë dyert për bashkatdhetarët nga ora 08:00 deri në 16:00.
Brenda këtij intervali kohor, bashkatdhetarët do të kenë mundësi ta vizitojnë nga afër Kuvendin e Kosovës, ku do të zhvillohen edhe bashkëbisedime me deputetë.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit.