Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë parashihet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.