Një grua në Hajvali ka njoftuar policinë se një person ia kishte marrë me veturën e tij djalin e saj të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike.
Në raportin 24-orësh thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Intoksimi i personit tjetër me substanca narkotike”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte marrë me veturën e tij djalin e saj, viktimën mashkull kosovar, të mitur, dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.