Në edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka zbuluar gjetje të rëndësishme për kënaqshmërinë dhe perceptimet e qytetarëve ndaj institucioneve kryesore të vendit.
Sondazhi zbuloi se mesatarisht 50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.
Kënaqshmëria me kabinetin ekzekutiv dhe kryeministrin është regjistruar në 53.3% dhe 58.3% respektivisht është kënaqshmëria me punën e kryeministrit. Ndërsa Kuvendi ka marrë 52.10% dhe kryetari i Kuvendit 64.4%.
Presidentja është vlerësuar më së larti me 69% të kënaqshmërisë.
Megjithatë, sistemi gjyqësor dhe Prokuroria kanë marrë vlerësimet më të ulëta me 27.1% dhe 26.5% të kënaqshmërisë.
Varfëria, papunësia dhe çmimet e furnizimeve thelbësore janë tri çështjet kryesore të identifikuara nga qytetarët, me përqindje përkatëse prej 16.6%, 16.3% dhe 12.7%. Për komunitetet etnike të Kosovës, prioritetet ndryshojnë: shqiptarët theksojnë papunësinë, varfërinë dhe çmimet, serbët përmendin varfërinë, problemet urbane dhe marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa komunitetet e tjera theksojnë varfërinë, furnizimin me energji dhe problemet urbane.